Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E-SPORTS

Kosova pranohet në Federatën Internacionale të Esports - IESF

Kosova pranohet në Federatën Internacionale të Esports - IESF


3 August, 2021 @12:15

Përmes një postimi në Facebook, Federata Esports Kosova ka bërë të ditur që Kosova tashmë është pranuar në Federatën Internacionale të Esports - IESF, organizatës më të madhe në botë ku janë të pranuara mbi 100 shtete të ndryshme.

Për momentin, Federata është në përfundim të përzgjedhjes së ekipeve nacionale që do ta përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të ESports.

Lojtarët do të përzgjidhen nga kualifikimet që janë mbajtur në XP Game Fest, për lojërat CS:GO dhe Dota2.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera