MUNDJE - OLIMPIADA E TË RINJËVE
Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA
Njoftim zyrtar nga FMK
24 July, 2023 @16:41
Perfaqësuesja e Kosoves në mundje dje në mbrëmje ka arritur në Iowa të SHBA-së, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike për të Rinjë që do të mbahen nga data 24-31 korrik 2023.
Federata e Mundjes e Kosovës është nderuar nga shteti Amerikan duke u përzgjedhur si federata e vetme jashtë Amerike për të marr pjesë në këtë ngjarje me rëndësi ku do të marrin pjese 20000 sportist.
Federata e Mundjes në këtë ngjarje me rëndësi do të përfaqësohet me mundesat : Jon Ramadani, Egzon Xhoni, Adriatik Berisha dhe Bleonit Bytyqi.
Mundësat do ti udhëheq trajneri Ziber Xhoni.
Pjese e delegacionit të FMK-së është edhe sekretari gjeneral i FMK-s z.Genc Fazlija.
Ne aeroportin e Des Moinsit ne Iowa, delegacionin e FMK-së e priten, Teresa Parmenter- presidente Iowa Amateur Athletic Union dhe Fatmir Rrahmanaj sekretar i parë ne Konsulatën e Kosovës në Iowa.◼️