BOKS
Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes
26 October, 2022 @20:35
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, pas arritjes së rezultatit historik në Kampionatin Evropian në Budvë të Malit të Zi dhe marrjes së medaljes së bronztë aty, ka pranuar sot shpërblimin që jep shteti i Kosovës sipas rregullores për shpërblimin e sportistëve që arrijnë rezultat kulmore në gara ndërkombëtare.
Kështu, Donjeta Sadiku ka marrë shpërblimin prej 8 mijë eurove për medaljen e bronztë të fituar në KE, ndërsa trajnerja e saj Marjola Sallauka ka pranuar 4 mijë euro me këtë rast.
Kjo është medalja e radhës që e ka marrë Donjeta, e cila muaj më parë mori medalje edhe në Kampionatin Botëror.