FBNS @ IFSC
Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota
Teksti: KOK
4 April, 2023 @15:14
Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive (FBNS) është bërë anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Ngjitjes Sportive (IFSC).
Vendimi është marrë në Asamblenë e 19-të Gjeneralte të IFSC-së.
Ngjitja sportive hyri në programin olimpik të Lojërave Olimpike Tokio 2020, ndërsa në programin olimpik është edhe për Lojërat Olimpike Paris 2024.
KOK përgëzon FBNS-në për angazhimin e deritashëm dhe anëtarësimin në IFSC, duke i uruar suksese të mëtejme.