LOJËRAT MESDHETARE 2030
Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane
3 April, 2023 @23:23
Përmes një njoftimi të lëshuar sonte, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka bërë të ditur se më 31 mars ka skaduar afati për shprehje interesimi për organizimin e Lojërave Mesdhetare, ndërsa kandidati i vetëm me shprehje interesi për t’i organizuar ato në vitin 2030 është Kosova!
KOK ka shprehur interesim për t’i organizuar ato në Prishtinë, bëhet e ditur më tej në njoftimin e ICMG.
Tash pas procesit të shprehjes së interesit, kandidati duhet të aplikojë zyrtarisht deri në fund të qershorit të këtij viti, ashtu që ICMG të inspektojë detajisht kandidaturën dhe të vizitojë vendin.
Në fund, ICMG ka shprehur falenderim për interesin e shprehur duke shpresuar në ruajtjen dhe zgjerimin e vlerave të Lojërave Mesdhetare.