Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SLLAMOMISTËT E RINJ

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

Fotot: KOK

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023


Teksti: KOK

11 January, 2023 @10:42

Tre skitarë të skijimit alpin do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të rinj (EYOF), që prej 21-28 janar 2023 mbahet në rajonin Friuli, Venezia dhe Giulia të Italisë.

Skitarët janë: Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

EYOF - Kosova

Trajnerë të tyre janë Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj, ndërsa shef i misionit për EYOF dimëror 2023 është Jeton Rudari.

Për Kosovën, është kjo pjesëmarrja e katërt në EYOF Dimëror, pas Erzurum 2017, Sarajeva 2019 dhe Vuokatti 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera