TOKYO 2020
Short i vështirë për Egzon Shalën
29 July, 2021 @17:09
Egzon Shala ka mësuar sot shortin për garat e mundjes në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Mundësi ynë do të përballet në raundin e parë me Dzianis Khramiankou të Bjellorusisë, kategoria deri në 125 kg.
Egzoni e ka vlerësuar të pafat shortin. “Është shorti i pafavorshem për mua, por do të japim maksimumin ton. Bjellorusi është fitues i turneut kualifikues evropian për Tokio 2020, por kjo nuk do të më ndalojë në ambicien për medalje”, tha Shala për Komitetin Olimpik të Kosovës. Ai garon më 5 gusht.