XHUDO
Akil Gjakova mposhtet, e mbyllë pa medalje
26 July, 2021 @10:57
Në luftën për vendin e tretë përmes repesazhit, Akil Gjakova u mposht nga xhudisti Rustam Orujov dhe mbeti pa medalje.
Pas një dite të lodhshme, Akili që pati super performancë në duelet e para, ka pësuar në duelin e repechage nga azeri Rustam Orujov duke mbetur pa medalje në Lojërat Olimpike Tokio2020.
Kështu, 25-vjeçari e përfundon në pozitë të shtatë Olimpiadën në kategorinë e tij deri në 73 kilogramë, që llogaritet të jetë kategoria me duele më të paparashikueshme në xhudo te meshkujt.
Akili ka mposhtur 3 kundërshtarë për të arritur në çerekfinale të garës, ndërsa pas humbjes në çerekfinale nga mongoli Tsogtbaatar Tsend-Ochir, në duelin e repechage pas vazhdimeve pësoi nga azeri, që mbylli Lojërat Olimpike për pejanin.
Azeri mposhti me wazaari në kohën shtesë Akilin.