TOKYO 2020 — XHUDO
Akil Gjakova ndaj jemenasit
26 July, 2021 @0:02
Xhudisti i vetëm në konkurrencë të meshkujve i Kosovës në Olimpiadën e Tokios, Akil Gjakova, do të ndeshet në rrethin e parë me xhudistin nga Jemeni, Ahmed Ayash.
Akili, që do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë në Tokio, në rast se e kalon pengesën e tij të parë olimpike, e ka të qartë edhe kundërshtarin e dytë në garë.
Ai është zvicerani Nils Stump, i cili ka kaluar në rrethin e dytë pa lojë, si bartës.
Fituesi i këtij dueli do të ndeshet me fituesin e duelit Tommy Macias nga Suedia dhe Victor Scvortov që përfaqëson Emiratatet e Bashkuara Arabe. Akili garon në Pool B ndërsa duelet e para nisin në ora 04:00 të mëngjesit të së hënës, 26 korrik.