TOKYO 2020 — XHUDO
Nora Gjakova pret austriaken ose holandezen në duelin e parë
25 July, 2021 @23:56
Shpresa për medalje e Kosovës në Tokio 2020, Nora Gjakova, do të pushojë në rrethin e parë për shkak se është bartëse.
Ajo në rrethin e dytë do të takohet me fituesen e duelit nga rrethi i parë, Sabrina Filzmoser (Austri) - Sanne Verhagen (Holandë).
Nora, garon në kategorinë nën 57 kilogramë në Olimpiadën e Tokios dhe kjo është pjesëmarrja e parë e saj në Lojëra Olimpike.
Duelet do të nisin rreth orës 04:00 të mëngjesit të së hënës me kohën tonë lokale në Kosovë, ndërsa Nora garon në Pool D.