E PARA NË HISTORI TË KOSOVËS
Kiana Kryeziu fiton normën olimpike
14 January, 2022 @14:45
Skitarja kosovare Kiana Kryeziu ka fituar normën olimpike për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike Pekini 2022.
Ajo ka futur emrin e saj në histori të këtij sporti në Kosovë, duke u bërë skitarja e parë që përfaqëson vendin në Lojërat Olimpike Dimërore.
Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin do të mbahen prej 4 deri më 20 shkurt 2022.
“Historike - Skitarja Kiana Kryeziu fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022 dhe bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore”, ka shkruar edhe llogaria zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës, sot.
Ndërsa Federata Skitare e Kosovës është prononcuar kështu: “Me garën e sotme të FIS që u organizua në Kronplatz të Italisë, Kiana konfirmoi normën Olimpike për të 5 herë dhe kështu arriti të arrijë qëllimin e FSK-së, KOK-ut dhe përfaqësueses sonë e cila tani do të paraqitet në LOD Pekin 2022 me femrën e parë në histori të saj!”