Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2024/25 CHAMPIONS! FENERBAHÇE

Fenerbahçe shpallet kampione në Euroleague

Fenerbahçe shpallet kampione në Euroleague


25 May, 2025 @23:32

Skuadra e Fenerbahçes, duke e mposhtur Monacon në finale të Euroleagues me rezultat 70-81, e fitoi titullin për herë të dytë në histori të klubit.

Deri në çerekun e tretë, rezultati ishte i ngushtë, kurse në 10 minutëshin e fundit totalisht kontrolli ishte te Fenerbahçe dhe kjo skuadër e arriti titullin për stinorin 2024/25.

Nigel Hayes Davis ishte më i miri te Fenerbahçe me 23 pikë e 9 kërcime, derisa u zgjedh edhe MVP i finales. Davis u ndihmua edhe nga Marko Guduric me 19 pikë, Devon Hall e Wade Baldwin me nga 13 pikë secili.

Te Monaco u veçua Alpha Diallo me 19 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

Skuadra turke erdhi në finale duke e mposhtur Panathinaikosin ne Final Four, kurse Monaco triumfoi kundër Olympiacosit.

Fenerbahçe është njëra ndër skuadrat më të suksesshme në Euroleague në vitet e fundit, derisa ky ishte titulli i dytë në histori të klubit.

Final Fouri sivjet u mbajt për herë të parë jashtë Evropës, në Abu Dabi.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague