Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOS BLANCOS

Real Madrid ndërron trajnerin pas 11 stinorëve

Real Madrid ndërron trajnerin pas 11 stinorëve


5 July, 2022 @13:51

Pas 11 stinorëve më të suksesshme në historinë e klubit, siç e ka përshkruar vetë njoftimi i Real Madridit, klubi në fjalë ka ndarë rrugët me trajnerin spanjoll Pablo Laso!

Chus Mateo do të jetë trajneri i ri i Real Madridit, ndërsa madrilenët kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratë dy-vjeçare me trajnerin në fjalë, që ka punuar në Akademi të klubit dhe ndihmës-trajner i Lasos që nga viti 2014.

Kujtojmë, Laso kishte pësuar një sulm në zemër javë më parë, ndërsa tash është në gjendje të mirë shëndetësore. Mirëpo, jo sa për të drejtuar ekipin dhe të përjetojë strese të lojërave të mëdha - gjë që ka bërë të ndahet me klubin me marrëveshje.

Gjatë 11 stinorëve sa ishte në klub, Laso ka fituar 22 tituj: 2 kupa evropiane, 1 kupë ndërkontinentale, 6 tituj kampioni në Spanjë, 6 kupa mbretërore në Spanjë dhe 7 Superkupa spanjolle. Me këtë, ai bëhet legjendë e klubit, derisa më shumë se ai ka fituar vetëm Pedro Ferrandiz, 27 trofe në total.

E Laso 54-vjeç, ka përfunduar periudhën e tij te Real Madridi si trajner me rekord-ndeshje të udhëhequra, 860 dhe më së shumti ndeshje të fituara, 659.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague