Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Alex Poythress kalon te Maccabi

Foto: euroleague.net

Alex Poythress kalon te Maccabi


21 June, 2022 @14:47

Njëri ndër lojtarët më të suksesshëm rezervë të stinorit në Euroligë, Alex Poythress, ka arritur marrëveshje me Maccabi Tel Avivin për tu bërë lojtari i tyre në stinorin 2022/23.

Euroleague ka bërë të ditur se marrëveshja mes ekipit izraelit dhe basketbollistit 206 centimetra të gjatë është një-sezonale.

Poythress në stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 7.7 pikëve për ndeshje, me 64% saktësi për dypikësha dhe 4.2 kërcime për ndeshje, në rolin e rezervistit të skuadrës ruse, Zenith.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague