Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAMBOLL

Scottie Wilbekin në Fenerbahçe

Foto: euroleague.net

Scottie Wilbekin në Fenerbahçe


28 June, 2022 @11:34

Pas emërimit të Dimitrios Itoudisit në krye të skuadrës, Fenerbahçe ka vazhduar me përforcime në skuadër - dhe atë cilësore, gjë që paralajmëron kundërshtarët në Euroligë për stinorin 2022/23.

Scottie Wilbekin, shuter i “pagabueshëm” është bërë anëtar i ri i ekipit të kanarinave nga Stambolli, derisa klubi ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Në stinorin e fundit, Wilbekin ka qenë lojtar i Maccabit, ndërsa ka shënuar 15.4 pikë për ndeshje mesatarisht, 4.1 asistime dhe ka qenë më efikasi nga të gjithë lojtarët e Euroligës me 2.6 treshe për lojë.

Ai i ka fituar tri tituj kampioni me Maccabin në Izrael.

 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague