Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASKETBOLLISTI I REAL MADRIDIT

Tavares, MVP i muajve prill/maj në Euroligë

Fotot: euroleague/fb

Tavares, MVP i muajve prill/maj në Euroligë


11 May, 2023 @18:02

Në mbylljen e një muaji të serive të jashtëzakonshme të playoffit të Euroligës, ndërsa siç e quan faqja zyrtare e kësaj lige “më të mirës në histori” është përzgjedhur edhe MVP (lojtari më i vlefshëm) i muajve prill/maj.

E ai është basketbollisti i Real Madridit Wëalter Tavares, i cili bëri gjithçka për ekipin e tij për të shkrirë deficitin e ekipit të tij 0-2 në seri ndaj Paritzanit serb, për ta fituar serinë me 3-2 në fund, në rikthimin e parë dhe historik të 0-2 në 3-2 në kuadër të playoffit në Euroligë.

Tavares

Pas lëndimit që kishte në ndeshjen e parë dhe gati gjysmës së ndeshjes së dytë, Tavares u rikthye fuqishëm për të dhënë performancën më të mirë në histori të playoffit të Euroligës, derisa Los Blancos arriti Final Fourin në fund.

Tavares 31-vjeç që vjen nga Kepi i Gjelbër, ka luajtur me mesatare prej 17.7 pikëve për ndeshje, 8.3 kërcime, 2 bllokada dhe me saktësi shuti 67.9%.

Tavares

Ai ka pasur mesatarisht indeksin e performancës 29 në këto duele, për të marrë në mënyrë të merituar çmimin e MVP-së. Më parë, ai ka fituar këtë çmim në tetor të vitit 2018 dhe nëntor të vitit 2021. Ish-lojtari i Atlanta Hawks dhe Cleveland Cavaliers është pjesë e Real Madridit që prej vitit 2017.

 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague