Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E EFESIT

Beaubois shkëlqen, Anadolu Efes mposhtë Barcelonën

Foto: euroleague.net

Beaubois shkëlqen, Anadolu Efes mposhtë Barcelonën


18 January, 2024 @22:53

Në njërën ndër ndeshjet më interesante të xhiros në Euroligë, Anadolu Efes ka mposhtur Barcelonën në “Sinan Erdem” 98-74. Ka qenë Rodrigue Beaubois që ka shkëlqyer në duelin e sontëm, për t’ia dhënë Efesit fitoren e radhës ndaj të mëdhenjëve, pasi që në xhiron e kaluar mposhti edhe Virtus Bolognën.

Seria negative prej shtatë humbjesh për ekipin turk, tashmë i takon së kaluarës, derisa ekipi me paraqtijen e sontme pritet të shpresojë në ngritje të mëtejme në kuadër të renditjes tabelare.

Beaubois luajti me 21 pikë, 5 asistime e 3 kërcime në fitore, ndërsa 17 pikë të tjera i dha Tibor Pleiss. Shane Larkin luajti me 15 pikë e 8 asistime në këtë fitore, që ia bëri bilancin e ekipit të drejtuar nga Erdem Can 9-13 (poz. 15).

Barcelona që është ende e dyta në renditje me bilanc 15-7 (poz. 2) nuk arriti assesi të ndalë furinë turke sonte, ndërsa 18 pikët e Willy Hernangomezit nuk mjaftuan për të bërë më shumë për ekipin e drejtuar nga Roger Grimau.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague