Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHEN NË FRON, DUKE MPOSHTUR REKORD-KAMPIONIN E GARËS

Panathinaikos pas 13 vitesh fitoi Euroligën

Foto: BCPanathinaikos

Panathinaikos pas 13 vitesh fitoi Euroligën


27 May, 2024 @12:57

Ekipi grek Panathinaikos ka fituar Euroligën pas 13 vitesh pritjeje. Panathinaikos që drejtohet nga turku Ergin Ataman ka mposhtur Real Madridin në finale të Final Fourit të Euroligës, duke e fituar ndeshjen 80-95.

Panathinaikos kishte arritur në finale të Euroligës duke e mposhtur Fenerbahçen në gjysmëfinale të Final Fourit, ndërsa Real Madrid eliminoi Olympiacosin. Në ndeshjen për vend të tretë, Olympiacos fitoi.

Final Fouri u luajt në “Uber Arena” të Berlinit.

Dueli nisi më mirë për madrilenët, që krijuan avantazh 11 pikësh pas periudhës së parë të ndeshjes. Por, prej çerekut të dytë Panathinaikos nisi këndelljen për të dominuar në pjesë të dytë të lojës dhe për të arritur te fitorja komode.

Ky ka qenë titulli i shtatë i ekipit athinas Euroligë. Para tyre është vetëm CSKA Moska (8) dhe Real Madridi (11).

Kostas Sloukas ka qenë dominant në finale, duke dhënë 24 pikë për 25 minuta sa ishte në parket, ndërsa bëri edhe 3 asistime e 2 kërcime. Ai shutoi 4/4 për tre pikë. Kendrick Nunn dha 21 pikë, Mathias Lessort shënoi 17 e Jerian Grant 11 sosh.

Real Madridi i drejtua nga Chus Mateo që në pjesë të dytë ra nga loja dhe nuk arriti t’i bëjë ballë Panathinaikosit, ndërsa ka regjistruar humbjen e 10 në finale të Euroligës.

Dzanan Musa me 15 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit, ndërsa pikë dyshifrore për madrilenët shënuan edhe Facundo Campazzo 12 dhe Sergio Rodriguez 11.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague