Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT E BARAZHIT

Dalin në shitje biletat për barazhin: Vushtrria - Llapi

Dalin në shitje biletat për barazhin: Vushtrria - Llapi


27 May, 2025 @11:25

FFK ka bërë të ditur sot, katër ditë para ndeshjes, se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e barazhit ndërmjet Vushtrrisë dhe Llapit. Këto dy skuadra do të luftojnë në “Fadil Vokrri” më 31 maj për të përcaktuar ekipin e fundit që do të jetë pjesë në Superligën 2025/26, kurse humbësi do të vazhdojë garat në Ligë të Parë në stinorin tjetër.

Sipas njoftimit, tribunat në Veri dhe Jug do të kenë çmimin prej 3 eurove, ndërsa ato të Perëndimit, 10 euro. Lindja si sektor nuk është përmendur fare në këtë njoftim.

Tifozëritë e ekipeve kanë të përcaktuara tribunat, ku Vushtrria do t’i ketë në Veri, ndërsa Llapi në Jug.

Ndeshja Vushtrria - Llapi do të luhet të shtunën më 31 maj me fillim prej orës 16:00.

Biletat mund t’i bleni këtu.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga