Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA KALON BARAZHIN E LIGËS SË PARË

Vushtrria kalon Lirinë, pret pengesën e fundit për Superligë

Foto: FCVushtrria/ fb

Vushtrria kalon Lirinë, pret pengesën e fundit për Superligë


24 May, 2025 @19:26

Vushtrria festoi në fund, derisa ekipi i drejtuar nga Armend Dallku me të fituar një penallti në pjesë të dytë të ndeshjes, kontrolloi lojën dhe me mbrojtje të sigurt nuk la fort mundësi për Lirinë që të bëj më shumë.

Vushtrria mposhti Lirinë 3-1 [Daut Maxhuni 36’, Theo Solomon 55’, Urim Statovci 90’+10—- Dijar Nikqi 10’] ndërsa prizrenasit përkundër epërsisë së hershme nuk treguan më shumë për të bërë sikurse dy vite më parë hapin drejt Superligës.

Daut Maxhuni, kapiteni i Vushtrrisë barazoi pas një aksioni të bukur të ekipit, pasi që Dijar Nikqi kishte shfrytëzuar mundësinë e vetme që kishte për të shënuar për epërsinë e Lirisë.

Pjesa e dytë filloi me një penallti që u kontestua mjaft nga Liria. Por, gjyqtari Alban Shala edhe pas VAR-it mbajti vendimin e tij, për atë që Theo Solomon dha epërsinë 2-1 për vushtrriasit.

Liria e drejtuar nga Leotrim Krasniqi u hodh tërësisht në sulm. Por, nga rastet e krijuara asnjëra nuk rrezikoi fort, pos një shtylle nga Visar Berisha (67’). Vushtrria në anën tjetër u koncentrua në kundërsulme dhe nga një e tillë njëherë rrezikoi fort me Drilon Fazliun, që jashtëzakonisht mirë e mbrojti Flamur Gashi, e në tjetrën kur tashmë luheshin minutat e fundit shtesë, Urim Statovci zëvendësues shënoi për sigurim kualifikimi. Ky gol edhe pse u pa qartë si i rregullt, u konfirmua edhe nga VAR-i, pasi që referi anësor kishte ngritur flamurin për ofsajd!

Derisa për bardhezinjtë e Prizrenit stinori 204/25 përfundon me sot dhe tash e tutje do të duhet të mendojnë si t’ia bëjnë për Superligë në stinorin tjetër nga Liga e Parë e përbashkët, Vushtrria pas festës së sotme dhe një pushimi nesër, do të duhet të punojë fortë për playoffin përfundimtar ndaj ekipit që përfundon si i teti në Superligë, në barazhin që përcakton pjesëmarrësin e fundit për Superligën 2025/26.



 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga