Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUMRI I KUPAVE

Rekord kampionja, Prishtina, ngrit dallimin me trofe të Kupës

Rekord kampionja, Prishtina, ngrit dallimin me trofe të Kupës


23 May, 2025 @12:16

Me triumfin e mbrëmshëm, ku Prishtina mposhti Llapin në finale të Kupës së Kosovës dhe mbylli stinorin me së paku një trofe në stinorin 2024/25, kryeqytetasit kanë arritur që të ngrisin numrin e trofeve të Kupës së Kosovës në nëntë, që prej pavarësimit të futbollit të Kosovës.

Me këtë, Prishtina ka ngritur dallimin në krye të listës së fituesve të trofeve të Kupës së Kosovës, pasi që ndjekësit e saj mbesin tash edhe më larg.

Derisa Besa dhe Feronikeli, që kanë nga tre Kupa të Kosovës, janë shuar, ekipet tjera me dy të fituara janë edhe më larg t’i afrohen Prishtinës në këtë garë.

FITUESIT E KUPËS SË KOSOVËS, sipas trofeve:

1. Prishtina — 9,
2. Besa — 3, (shuar)
-. Feronikeli — 3, (shuar)
4. Liria — 2,
-. Flamurtari — 2,
-. Llapi — 2,
7. Trepça — 1,
-. 2 Korriku — 1,
-. Gjilani — 1,
-. Drita — 1,
-. Besiana — 1, (shuar)
-. KEK — 1,
-. Kosova Prishtinë — 1,
-. Vëllaznimi — 1,
-. Hysi — 1, (shuar)
-. Trepça’89 — 1,
-. Ballkani — 1.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës