Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DATË E RE!

Ndërrohet data e finales së Kupës

Foto: KFLlapi/ fb

Ndërrohet data e finales së Kupës


13 May, 2025 @16:34

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll ka datë të re të zhvillimit të saj. Pas paralajmërimit nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) për datën 21 maj për t’u luajtur finalja në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, sot skuadrat kanë bërë të ditura se ndeshja do të luhet më 22 maj, e enjte.

Finaliste të Kupës janë Prishtina dhe Llapi. Të dyja ende nuk kanë siguruar mbijetesën në Superligë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të saj, ndërkaq në Kupë kanë pasur ecuri të mirë, duke arritur finalen.

Kujtojmë, fituesi i Kupës së Kosovës siguron daljen në gara evropiane, konkretisht në kualifikuese për Ligë të Evropës.

Shiko: RRUGËTIMI DREJT FINALES - SKEMA

Si arsyetim, është thënë se me datë 21 maj luhet finalja e Ligës së Evropës, ku do të takohen Manchester United dhe Tottenham Hotspur!!! Kjo gjë ka qenë e ditur që nga fillimi i stinorit, bile edhe para saj, por sidoqfotë, tash është dhënë arsyetimi!!!

Në këtë përballje, Prishtina do të llogaritet si vendase pas shortit të tërhequr në zyrete e FFK-së, ndërsa Llapi do të jetë mysafir. FFK do t’i shet biletat për këtë ndeshje, ndërsa nuk është dhënë as data e fillimit të shitjes e as çmimorja e biletave se sa do të kushtojnë ato!


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës