SHORTI PËR GJYSMËFINALE!

Kupa e Kosovës: Caktohet data e shortit për ndeshjet gjysmëfinale
28 February, 2025 @14:52
Përmes një njoftimi të lëshuar sot, FFK ka bërë të ditur se ka përcaktuar datën për të hedhur shortin për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në futboll.
Pasi që siguruan biletën këtë mesjavë, Drenica, Drita, Llapi dhe Prishtina do të kuptojnë se kush me kë do të ndeshet në rrugëtimin për finale. Shorti është i hapur dhe secili mund të takohet me secilin.
Gjithashtu, gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës luhen në sistemin vajtje-ardhje, ndërsa vendasi në ndeshjen e parë përcaktohet përmes shortit. E shorti do të hidhet në zyret e FFK-së me datë 4 mars, të martën e ardhshme duke filluar prej orës 13:00.