Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI SOT

Sot përcaktohen çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Sot përcaktohen çerekfinalet e Kupës së Kosovës


19 February, 2025 @9:39

Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk ka dhënë ndonjë njoftim shtesë sot, ende, të mos harrojmë që prej orës 13:00 sot në zyret e FFK-së tërhiqet shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Shorti fillon në ora 13:00, ndërsa ekipet që kanë arritur çerekfinalen janë: Drita, Llapi, Prishtina, Malisheva, Ferizaji - nga Superliga dhe Drenica, Prishtina e Re dhe Vëllaznimi - nga Liga e Parë.

SKEMA E KUPËS

Në short nuk ka përparësi asnjë ekip, pra mund të takohet secili me secilin. Sa i përket çerekfinaleve, vendasi përcaktohet me short, kurse luhet një përballje ku fituesi i saj siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Kujtojmë, fituesi i Kupës së Kosovës siguron dalje në garat evropiane, praktikisht në kualifikime për Ligë të Konferencës.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës