Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KDE-së

Vëllaznimi dënohet me 1’200€

Foto: KFVëllaznimi/ fb

Vëllaznimi dënohet me 1’200€


15 February, 2025 @12:48

Skuadra e Vëllaznimit është dënuar me 1 mijë e 200 euro nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës së FFK-së, pas ndeshjes ndaj Gjilanit në kuadër të së tetës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Ekipi kuqezi nga Gjakova fitoi këtë ndeshje duke siguruar çerekfinalen e garës së Kupës, ku do ta pret shortin e së mërkurës që vjen për të kuptuar kundërshtarin e radhës aty.

Ndërkaq, njoftimi i plotë i FFK-së për Vendimin e marrë nga KDE-ja thotë:

“KF “Vëllaznimi”. Lëshim në organizim: Nga fillimi i ndeshjes deri në përfundim organziatori i ndeshjes nuk siguroi topa të mjaftushëm përreth fushës, nuk kishte mbledhës të topave, kishte hedhje të gjësendëve dhe mjeteve të forta në fushë nga ana e tifozëve vendas, pengim i lojës gjatë zhvillimit, ku dy herë qëllimisht futen topa në fushë nga tifozët vendas për të penguar aksionet e ekipit mysafirë. Pas përfundimit të ndeshjes duke hyrë në tunelin e zhveshtoreve kishte filluar një fjalosje dhe shtyerje në mes lojtarëve dhe personave zyrtarë të të dy ekipeve me ç’rast tifozët vendas hodhën në drejtim të futbollistëve mysafirë mjete të forta, shkopinjë, shishe qelqi, shihe plastike etj. Sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe xhirimit televiziv të 1/8 së Kupës së Kosovës, Vëllaznimi–Gjilani. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.(Recidivist)”

 


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës