Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMPLETOHET ME TROFE TË KOSOVËS!

Ballkani shton edhe Kupën e Kosovës në vitrina

Foto: FFK

Ballkani shton edhe Kupën e Kosovës në vitrina


22 May, 2024 @20:32

Pas tre titujve kampioni radhazi, Superkupës, Ballkani ka shtuar në vitrinat e klubit edhe atë trofe që i mungonte nga futbolli vendor - Kupën e Republikës së Kosovës.

Ekipi suharekas pas një ndeshjeje që në fund u bë dramatike, ka arritur të fitojë duelin me rekord-fituesen e Kupës, Prishtinën për të triumfuar në fund dhe për të siguruar trofeun.

Të gjitha trofetë, Ballkani i ka të fituara nën drejtimin e Ilir Dajës! Ballkani - Prishtina 2-2 [Walid Hamidi 21’, Meriton Korenica 52’ - Albin Krasniqi 77’pen., 82’] /// Penalltitë : : : [Nazmi Gripshi, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bleart Tolaj X, Marsel Ismajlgeci - Albin Krasniqi X, Ramiz Bytyqi, Ardian Muja X, Rilind Nimani]].

Ballkani e nisi fuqishëm ndeshjen, duke shënuar golin e parë në minutën e 21-të përmes Walid Hamidit. Meriton Korenica dyfishoi epërsinë në minutën e 52-të, duke e vënë Ballkanin në një pozicion të favorshëm. Hamidi shënoi pas një topi të marrë në mesfushë nga Kuc, ndërsa në vrap kaloi dy mbrojtës të Prishtinës për të shënuar në portë të Ardit Nikës. Korenica ndërkaq goditi saktë me kokë, pas krosimit preciz të mjeshtrit të krahut, Armend Thaqi. Megjithatë, FC Prishtina nuk u dorëzua dhe zëvendësuesi Albin Krasniqi arriti të barazojë shifrat me dy gola brenda katër minutave. Krasniqi shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 78-të dhe pastaj barazoi në minutën e 82-të, duke e çuar ndeshjen në vazhdime. Penalltinë Prishtina e fitoi, pasi që Genc Nuza shikoi rastin në VAR, të cilën e vlerësoi për 11-metërsh.

Vazhdimet ishin të fuqishme, në këtë periudhë të lojës të dyja ekipet luftuan fort, por nuk arritën të shënojnë golin e fitores, duke e çuar ndeshjen në penallti.

E në penallti futbollistët e Ballkanit shënuan katër herë, karshi dy golave të prishtinasve për të festuar në fund. Ballkani e nisi saktë me penalltitë, kur Nazmi Gripshi shënoi, pastaj Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bleart Tolaj jo, ndërsa Marsel Ismajlgeci vulosi fatin e takimit. Te Prishtina radhazi: Albin Krasniqi pa penalltinë e mbrojtur nga Enea Koliçi, e pas tij shënoi Ramiz Bytyqi, për të qëlluar shtyllën Ardian Muja i treti me radhë, para se Rilind Nimani të shënojë. Kështu, Ballkani me 4-2 përmes penalltive mori Kupën e Kosovës për herë të parë në histori.

Kësisoj, Ballkani u kurorëzua për herë të parë me Kupën e Kosovës në histori të klubit, duke e mbyllur edicionin me kurorën e dyfishtë, pasi fundjavën e kaluar e siguroi edhe titullin e kampionit në AlbiMall Superligë. Në anën tjetër, FC Prishtina mbeti pa dalje në Evropë, pasi fitorja e portokallezinjve ia mundëson një gjë të tillë Malishevës.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës