NDESHJET E KTHIMIT, SHTYHEN
Ditë zie! Shtyhen ndeshjet e kthimit të Kupës së Kosovës
16 April, 2024 @16:06
Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ato të kthimit, ku do të takoheshin Ballkani - Suhareka dhe Drita - Prishtina, që është dashur të luhen nesër më 17 prill me fillim prej orës 15:00, janë shtyer për një javë.
Njoftimin e kanë bërë të ditur klubet, ndërsa arsyeja është për shkak se është e mërkurja e 17 prillit është shpallë ditë zie nga kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Dita e zisë është shpallë pasi që sot erdhi lajmi nga Peja se një burrë vrau gruan e tij. Ky është rasti i disatë i vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti ose partneri.
Përndyrshe, sa i përket ndeshjeve të para, Ballkani ka epërsi 1-0 nga ndeshja e parë ndaj Suharekës, ndërsa Prishtina e Drita janë ndarë baras, pa gola.