NGA KOMISIONI DISIPLINOR
Prishtina dënohet me 1 mijë e 200 euro!
16 April, 2024 @22:12
Skuadra e Prishtinës është dënuar me 1 mijë e 200 euro nga KD i FFK-së për shkak të lëshimit në organizim të ndeshjes në duel të parë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës, ndaj Dritës.
Në vendimin e KD-së është theksuar arsyeja, ndërsa në shkrimin e plotë të botuar thotë:
FC Prishtina; Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 6, 8, 10, tifozët vendas hedhin mjete piroteknike në fushë për çka gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta, sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, FC Prishtina – FC Drita. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recedivist).