Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA GOLA MES PRISHTINËS E DRITËS

VAR-i thotë fjalën e fundit, finalisti caktohet në ndeshjen e kthimit

Fotot: FCPrishtina/ fb

VAR-i thotë fjalën e fundit, finalisti caktohet në ndeshjen e kthimit


3 April, 2024 @19:58

Dy mundësi të mira potencialisht dhe një gol i shënuar, por të gjitha këto të anuluara nga VAR! Genc Nuza kishte punë në përballjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës Prishtina-Drita, që u luajt në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, ndërsa e anuloi edhe një penallti të dhënë pasi që e rishikoi rastin.

Në fund, Prishtina e Drita u ndanë 0-0 në përballje, ndërsa rastet kryesisht i kishte Prishtina, ndërsa Drita tentonte me kundërsulme, që në dy mundësi ishin mjaft të rrezikshme sa edhe për të shënuar.

Prishtina vs. Drita

Prishtinës i munguan për shkak të lëndimit dy qendërmbrojtësit, Useini e Sinani, kapiteni Pefqeli, portieri Kolaj, ndërsa shkak kartonëve portieri Nika, Hyseni dhe Gallapeni.

PRISHTINA XI: Gjokaj – Bytyqi, Limani, Veliqi, Muja – Gashi, Islami, Hamiti – Jashari (Olivier 62’), Uka (Krasniqi 72’), Kryeziu (Murturi 88’)

 


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës