Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRCAKTOHEN REFERËT E FINALES

Genc Nuza, gjyqtar kryesor i finales së Kupës

Foto: FFK

Genc Nuza, gjyqtar kryesor i finales së Kupës


21 May, 2024 @12:04

Referi Genc Nuza do të jetë njeriu kryesor i ndeshjes Ballkani-Prishtina, ka bërë të ditur FFK-ja në një njoftim të lëshuar sot. Përballja që do të zhvillohet në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit pritet të jetë tepër interesante, pasi që Ballkani si kampion i trefishtë po kërkon Kupën e parë të Kosovës, ndërsa Prishtina me fitore, do të siguronte garat evropiane.

“Nesër zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00. Komisioni i Gjyqtarëve ka vendosur për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë finale, me Genc Nuzën kryesor, e të cilit do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti. Në VAR do të jetë Alban Shala, kurse AVAR, Besnik Morina.” - ka bërë të ditur FFK-ja.

SKEMA E KUPËS

Ndeshja Ballkani-Prishtina nis në ora 15:00. Finalja e kaluar e Kupës së Kosovës është luajtur mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku bardhekaltërit nga kryeqyteti fituan 0-2.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës