DREJT KUPTIMIT TË RIVALIT

Kompletohen çerekfinalistët, në pritje të shortit
13 February, 2025 @14:23
Me përballjet e sotme, Ferizaji - Rilindja 1974 dhe Feronikeli’74 - Prishtina e Re, janë kuptuar të gjithë çerekfinalistët e Kupës së Kosovës në futboll.
Kështu, në rrugëtim për trofeun e Kupës kanë mbetur tetë skuadra, ndërsa prej tyre tre janë nga Liga e Parë e pesë nga Superliga.
RRUGËTIMI I EKIPEVE DREJT ÇEREKFINALES
Skuadrat që do të presin kundërshtarin, që do ta mësojnë pas shortit në FFK, janë: Drenica, Llapi, Vëllaznimi, Prishtina, Drita, Malisheva, Prishtina e Re dhe Ferizaji.
Prishtina e Re eliminoi Feronikelin’74 sot, duke e mposhtur si mysafir 0-2, kurse Ferizaji Rilindjen 1974 1-0.