ELIMINIMI NGA KUPA, I RËNDË
Artim Pollozhani dorëhiqet pas eliminimit nga Kupa e Kosovës
4 December, 2024 @15:37
Ballkani ka mbetur pa kryetrajner! Menjëherë pas disfatës befasuese në Kupë të Kosovës nga Rilindja 1974, trajneri i ekipit suharekas që erdhi si zëvendësim për Ilir Dajën, ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e trajnerit.
Rilindja 1974, ekip që garon në Ligë të Parë - Grupi A dhe është në pjesë të poshtme të renditjes tabelare, ka eliminuar Ballkanin në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës (1/32 e finales) pas penalltive, pasi që ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 1-1. Pasi në vazhdime golat nuk erdhën, nga penalltitë, ekipi i Faruk Statovcit fitoi 10-9 për të siguruar të tetën e finales.
“Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.” - bëri të ditur FC Ballkani në njoftimin e fundit të lëshuar.