Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI ARRIN ÇEREKFINALEN

Edon Sadriu nuk lejon befasi

Foto: FCFerizaji/ fb

Edon Sadriu nuk lejon befasi


13 February, 2025 @14:32

Kapiteni i skaudrës së Ferizajit, Edon Sadriu, përsëri ka dalë në skenë. Ai është treguar vendimtar në ndeshjen e sotme të së tetës së finales së Kupës së Kosovës, ku ekipi i tij Ferizaji siguroi çerekfinalen duke eliminuar Rilindjen 1974.

Sadriu ka shënuar në minutën e 89-të të ndeshjes, pas asistimit të Filip Gligorovit për t’ia dhënë kualifikimin ekipit të drejtuar nga Arsim Abazi, karshi atij të Faruk Statovcit, që befasoi në të gjashtëmbëdhjetën e finales Ballkanin!

SKEMA E KUPËS

Fitorja minimale, Ferizaji 1-0 Rilindja 1974 [Edon Sadriu 89’], bën që bardhekaltërit nga qyteti i Ferizajit të renditen në tetëshen më të mirë në garë për Kupë të Kosovës sivjet. Tash, skuadrat e kualifikuara do të presin kundërshtarët e radhës, pas shortit që do të hidhet në zyre të FFK-së.

Kujtojmë, çerekfinalet e Kupës së Kosovës luhen një ndeshje fituesi i së cilës siguron biletën për gjysmëfinale. Vendasi përcaktohet me short.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës