Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E TETA E FINALES: DRENICA KUALIFIKOHET!

Drenica siguron çerekfinalen pas penalltive!

Foto: FCDrenica/ fb

Drenica siguron çerekfinalen pas penalltive!


11 February, 2025 @16:03

Pa gola ishte ndeshja, jo vetëm pas kohës së rregullt të 90 minutave, por edhe pas vazhdimeve. Trepça vendase, nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e terrenit ndaj Drenicës as në kohën shtesë kur u luajtën dy herë nga 15 minuta.

Golat nuk erdhën dhe dueli i parë i së tetës së finales së Kupës së Kosovës u desht të vendosej pas ekzekutimit të penalltive. E aty, Drenica doli të jetë qind për qind e saktë karshi goditjeve të Trepçës, që dy herë dështuan të shënojnë dhe përballja përfundoi: Trepça - Drenica 0-0 (2-4) pas penalltive.

Me këtë rezultat, Drenica u bë ekipi i parë që siguroi çerekfinalen e Kupës së Kosovës, ndërkaq ekipi lider i Grupit A në Ligë të Parë me këtë do të merr motiv shtesë në luftën kampionale që nis këtë fundjavë.

Shkëlzen Lushtaku, Arbios Thaçi, Kreshnik Uka dhe Diellor Beseni u treguan të saktë nga pika e bardhë në “Xhevat Jusufi” të Mitrovicës, për t’i dhënë ekipit të Arsim Thaçit në debutim në ndeshje zyrtare, kualifikim!

Sa për qartësim, ndeshjet e Kupës së Kosovës deri në gjysmëfinale luhen nga një ndeshje që përcaktohet me short, aty përcaktohet edhe cili ekip do të jetë vendas e cili mysafir në atë ndeshje dhe fituesi shkon tutje. Vetëm gjysmëfinalja në Kupë të Kosovës luhet në sistemin vajtje-ardhje.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës