Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HISTORIKE PËR EKIPIN!

Prishtina e Re eliminon ekipin e Superligës, siguron çerekfinalen

Foto: PrishtinaeRe/ fb

Prishtina e Re eliminon ekipin e Superligës, siguron çerekfinalen


13 February, 2025 @14:39

Pas pjesës së parë të barabartë pa gola, ekipi lider i Grupit B të Ligës së Parë, Prishtina e Re ka shënuar dy gola shpejtë në pjesë të dytë për të siguruar biletën për çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Kjo përndryshe është arritje historike për këtë ekip, që asnjëherë më parë nuk ka arritur të jetë në çerekfinale të Kupës, ndërsa djelmoshat e drejtuar nga trajneri Elon Berisha, me golat e shënuar prej Bahtirit dhe Ismailit kanë fituar ndeshjen: Feronikeli’74 - Prishtina e Re 0-2 [Kreshnik Bahtiri 68’, Fatih Ismaili 73’].

SKEMA E KUPËS

Në anën tjetër, Feronikeli’74 që është i fundit në Superligë, nuk ka arritur assesi të këndellet dhe tashmë do të koncentrohet plotësisht në Superligë për të shpresuar në mbijetesë.

Prishtina e Re pret shortin, ku FFK do të përcaktojë kundërshtarin e radhës të saj në rrugëtimin historik të ekipit në fjalë.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës