Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERJA E SUPERLIGËS ELIMINON LIDEREN E GRUPIT B TË LIGËS SË PARË

Drita arrin gjysmëfinalen, eliminon Prishtinën e Re

Drita arrin gjysmëfinalen, eliminon Prishtinën e Re


27 February, 2025 @15:27

Me dy gola të shënuara për pjesëlojë, Drita pa shumë probleme ka kaluar pengesën çerekfinale në kuadër të Kupës së Kosovës, pasi që eliminoi skuadrën e Prishtinës së Re - ekip ky që është lider i Ligës së Parë - Grupi B dhe po synon Superligën direkt këtë stinor.

Kanë qenë Rron Broja e Kastriot Selmani që shënuan në pjesë të parë, kurse Arb Manaj dhe Iljasa Zulfiu në pjesë të dytë që kryen punën për ekipin e drejtuar nga Zekirija Ramadani sot, Prishtina e Re - Drita 0-4 [Rron Broja 7’, Kastriot Selmani 45’, Arb Manaj 50’, Iljasa Zulfiu 73’]. Përballja u luajt në “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Prishtina e Re vs. Drita --- match action view

Drita në gjysmëfinale do të ketë si kundërshtarë të mundshëm: Prishtinën, Llapin ose Drenicën. Kujtojmë, gjysmëfinalet luhen në sistemin vajtje-ardhje, ndërsa çiftet do të mësohen pas shortit që do të mbahet në zyret e FFK-së. Këta të fundit nuk kanë bërë të ditur akoma datën e shortit.

Fituesi i Kupës së Kosovës siguron daljen në kualifikime për Ligë të Konferencës, natyrisht nëse kalon procesin e licensimit për gara të UEFA-së nga komisioni përkatës i FFK-së.

SKEMA E KUPËS


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës