BARDHEKALTËRIT BINDSHËM NË GJYSMËFINALE!

Foto: FCPrishtina/ fb
Prishtina “poker” ndaj Vëllaznimit për gjysmëfinale
27 February, 2025 @15:17
Prishtina ka tejkaluar çerekfinalen e Kupës së Kosovës, duke shënuar fitore të thellë ndaj Vëllaznimit sot, për të siguruar një vend në katërshen më të mirë të Kupës sivjet, gjysmëfinale.
Bardhekaltërit, pranuan një gol heret kur Vëllaznimi shënoi me Osman Mëziun (7’), por VAR konfirmoi se goli ishte i parregullt.
Pas kësaj në fushë foli vetëm ekipi nga kryeqyteti që duke shënuar një gol në pjesë të parë përmes Najeeb Yakubut dhe tre të tjerë në pjesë të dytë, fitoi duelin: Vëllaznimi - Prishtina 0-4 [Najeeb Yakubu 17’, Ramiz Bytyqi 59’, Ron Raçi 70’, Alban Shillova 82’]. Dy golat e parë i asistoi i riu Dion Gallapeni, ndërsa Albin Krasniqi dhe Rin Ahmeti në dy tjerat. Ndeshja u zhvillua në “Liman Gegaj” të Malishevës, pasi që stadiumi i qytetit të Gjakovës është në renovim e sipër.
Kundërshtarin e gjysmëfinales, Prishtina do ta kuptojë pas shortit në FFK, ndërkaq si kundërshtarë të mundshëm aty janë: Drita, Llapi dhe Drenica, këta të fundit ekipi i vetëm nga Liga e Parë që arriti deri në këtë fazë të Kupës.