DUELE TË MËDHA

Hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës
19 February, 2025 @15:02
Pas orës 13:00 në zyret e FFK-së është tërhequr shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa dy ekipet e pjesës së epërme të tabelës aktuale në Superligë, Drita, Malisheva e Prishtina — i kanë ikur njëra-tjetrës.
Asnjë nga tre skuadrat e Ligës së Parë nuk ka “gjetur” në short një ekip të Ligës së Parë, por ato do të përballen me ekipet e Superligës, por që kanë fituar statusin e vendasit në këto përballje që luhen me një ndeshje të vetme.
Kështu, Drenica lidere aktuale e Ligës së Parë - Grupi A përballë do ta ketë Ferizajin që po lufton për mbijetesë në Superligë. Malisheva që është në luftë për gara evropiane në Superligë do ta ketë përballë Llapin, që po kërkon këndellje në Superligë dhe aktualisht është në zonë të rënies.
Prishtina e Re, lidere e Ligës së Parë - Grupi B përballë do ta ketë lideren aktuale të Superligës, Drita. Këta të fundit mezi kaluan Dukagjinin në të tetën e finales, duke i mposhtur pas penalltive.
Ndërkaq një derbi i vjetër mes Vëllaznimit që është aktualisht i dyti në Ligën e Parë - Grupi A, i hodhi shorti ballafaqim me Prishtinën që po luan për gara evropiane në Superligë.
FFK ka bërë të ditur se ndeshjet do të luhen më 26 shkurt. Fituesit e ndeshjeve çerekfinale kalojnë në gjysmëfinale. Luhet vetëm një ndeshje çerekfinale, ndërsa fituesi i saj shkon tutje. Për gjysmëfinale, do të hidhet përsëri short.