LLAPJANËT KALOJNË TUTJE

Fotot: KFLlapi & FCMalisheva/ fb
Llapi eliminon Malishevën, arrin gjysmëfinalen e Kupës
26 February, 2025 @15:15
Me një gol të shënuar nga Ardit Tahiri, Llapi ka arritur të eliminojë Malishevën në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës për të siguruar një vend në gjysmëfinale të garës.
Ekipi i Tahir Batatinës ka arritur të menaxhojë presionin, ndërsa me golin e shënuar të Tahirit pas asistimit të Arbnor Ramadanit, ka siguruar fitoren aq të kërkuar, për të hyrë në katërshen më të mirë të Kupës së Kosovës, Malisheva - Llapi 0-1 [Ardit Tahiri 45’+2].
Llapi fundin e ndeshjes e priti me një lojtar më pak në fushë, pasi që futbollisti i tyre u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë (Ilir Blakçori) për tu përjashtuar nga loja në minutën e 87-të të saj.
FFK nuk ka bërë të ditur ende datën e shortit të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa aty përballjet luhen në sistemin vajtje-ardhje, pas së cilës përcaktohet finalisti.