KUPA e KOSOVËS — GJYSMËFINALET

Derbi në Kupë, lehtë për Llapin
4 March, 2025 @13:13
Llapi ka marrë opsionin më të lehtë të mundshëm në letër në shortin e hedhur për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Ekipi i Tahir Batatinës që nuk po kalon formë të mirë në Superligë, ka marrë rrugëtimin më të lehtë për në finale të Kupës, pasi që shorti ka dashur që ata të përballen me Drenicën, ekipin e vetëm nga Liga e Parë, në gjysmëfinale të garës.
Në anën tjetër, derbi i madh. Drita - Prishtina është çifti tjetër i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, ku skuadrat rivale të mëdha me njëra-tjetrën do të përballen për biletën drejt finales.
Duelet e para zhvillohen më 9 prill 2025, ndërsa ato të kthimit më 23 prill.
9.4.2025 Llapi - Drenica
9.4.2025 Drita - Prishtina
—
23.4.2025 Drenica - Llapi
23.4.2025 Prishitna - Drita