Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPRESA BARTET NË XHIRON E FUNDIT!

Suhareka triumfon në Malishevë, shpresa vazhdon!

Suhareka triumfon në Malishevë, shpresa vazhdon!


17 May, 2025 @23:08

Fitore e madhe e Suharekës e arritur në Malishevë. Në duelin ku Malisheva kërkoi ta siguronte daljen në gara evropiane dhe Suhareka po lufton për mbijetesë, doli që luftuesi për mbijetesë të kapë tre pikë.

Pas pjesës së parë të përshkruar me disa raste, në pjesë të dytë Liridon Fetahaj prishi neutralitetin në rezultat, për t’i dhënë epërsi mysafirëve. Shpejt shënoi edhe Jakup Berisha për t’i qetësuar mysafirët e drejtuar nga Mirel Joca.

TABELA AKTUALE

Edhe pse reagimi i malishevasve të drejtuar nga Bekim Isufi ishte i shpejtë, kur Valmir Berisha shënoi, deri në fund më rrjetat nuk u tundën dhe tashmë të dyja ekipet hynë nën ethe në xhiron e fundit, Malisheva - Suhareka 1-2 [Valmir Berisha 78’—Liridon Fetahaj 66’, Jakup Berisha 75’].

Malishevës i duhet fitorja për të siguruar garat evropiane, ndërsa Suharekës pos fitores, edhe dështimi i Llapit për të siguruar pozitën për barazh! Malisheva mbyllë xhiron e parafundit të stinorit me 52 pikë në pozitë të tretë dhe i duhet fitorja në xhiron e fundit, për të siguruar garat evropiane. Suhareka, e parafundit në zonë të rënies me 42 pikë. Në xhiron e fundit i duhet fitorja dhe të shpresojë në humbje të Llapit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga