STAR OF THE GAMEWEEK XXXIV

Mevlan Zeka (Suhareka) - Ylli i javës (34)
12 May, 2025 @11:55
Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 34-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Suhareka, Mevlan Zeka.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Naim Kodraliu, Enver Prapashtica, Fisnik Ademi. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjet e katërt t’i takojë Mevlan Zekës, i cili shënoj hat-trick në ndeshjen kundër FC Llapi, të cilën e fituan me rezultat 4:2.
Pasi mori këtë çmim, Zeka u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Kemi pas veshteresi gjate kampionatit sidomos ne ndeshjet e fundit ku kishim kriz me rezultatet. Kemi zhvilluar ndeshje shume te mira por epilogu i takimit ishte kundër nesh. Jemi mobilizuar maksimalisht qe Suhareka te qendroj ne superlige sepse mbrenda skuandres tone ka futbollist qe kane barte baren kryesore edhe ne ekipet ku kane qenë me heret, kemi lojtar kampion dhe do te ishte mekat qe keta futbollist te biejne nga kategoria.
I kemi edhe dy ndeshje dhe normalisht qe do ta japim maksimumin secili prej nesh dhe besoj qe permes barazhit do te qendrojme ne Superlige.
Duka ta falendero komisionin epr vleresimin per “Ylli I javes”, po e jap maksimumin ne cdo ndeshje dhe besoj qe do te I ndihmojë skuadrës edhe ne keto ndeshjet e mbetura.
Faleminderim edhe per bashkelojtaret sepse pa ta nuk do te isha edhe une golashenuesi i skuadrës, kryesine e klubit dhe stafin teknik me ne krye trajnerin Mirel Joca. ” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.