Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUK KA FITUES NË "ZAHIR PAJAZITI"

Penalltia shpëton Llapin nga humbja!

Foto: ShpendAhmetiPhotography/ fb

Penalltia shpëton Llapin nga humbja!


8 May, 2025 @20:53

Një penallti e akorduar në 20-minutëshin e fundit të ndeshjes, ka shpëtuar Llapin e Tahir Batatinës nga humbja prej Ferizajit në formë të mirë të rezultateve. Përkundër se Llapi gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes dominoi dhe ishte më kërkues, ata assesi nuk arrinin ta kalonin Marko Jovanovskin në portë.

E në pjesë të dytë, një pasim i gjatë i mbrojtësit Antonio Ilieski, gjeti Erion Sadriun që mençur i iku mbrojtjes llapjane për të shënuar në portën e Marijan Coricit. Fitorja për Ferizajin do të thoshte shumë, por penalltia e mëpasme ia mohoi tre pikët ekipit të Arsim Abazit.

TABELA AKTUALE

Barazimi, bën që Ferizaji i katërt në renditje, pas 33 ndeshjeve të ketë 49 pikë sa ka edhe Malisheva në pozitë të tretë, që është në pozitë që siguron garat evropiane gjatë kësaj vere.

Llapi është në pozitë për barazh, të tetin, me 41 pikë nga 33 ndeshje, një më pak sesa Dukagjini mbi ata. Ky ka qenë barazimi i 11-të i Llapit këtë stinor, që e bën atë si ekipin e dytë në Superligë me më së shumti barazime deri tash këtë stinor, pas Prishtinës (14).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga