NJOFTIMI I FUNDIT PËR OLTION BILALLIN

Oltion Bilallit i është kthyer vetëdija
8 May, 2025 @15:52
Futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, i cili u lëndua rëndë pas një përplasjeje me portierin e Malishevës në xhiron e kaluar të Superligë, është më mirë. Njoftimin e ka dhënë mjekja kujdestare në QKUK për Kohën, Agreta Gashi.
“Oltioni është mirë, është zgjuar sot. Gjendja është stabile dhe nëse vazhdon kështu do ta transferojmë nga këtu. Ai ka filluar të flasë dhe ka vetëdijen e plotë. Ai është mirë,” ka thënë ajo, bën të ditur Koha.net.
Bilalli 23-vjeçar u godit me bërryl në duel dhe më pas u konstatua se ka pasur gjakderdhje në kokë. Ai ka qenë reprezentues i Kosovës në grupmoshat U-21 e U-17.