Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMACIONET ZYRTARE

11-shet startuese, Gjilani-Malisheva

11-shet startuese, Gjilani-Malisheva


6 May, 2025 @13:42

Duel mjaft interesant, në nismë të xhiros XXXIII të Superligës në ndeshjen e vetme të ditës, ku Gjilani pret Malishevën në atë që mund të vendosë shumëçka në xhirot e mbetura.

Të dyja janë afër garave evropiane, Malisheva është e treta me 48 pikë, Gjilani i pesti me 45.

Fitorja do të thotë shumë për secilin ekip.

Edhe trajnerët e ekipeve përkatëse kanë dalë me 11-shet më të fuqishme në dispozicion, derisa vërehet rikthimi i Etnik Brrutit në formacion te Malisheva.

GJILANI XI:

30. Aridon Bllaca; 3. Jamal Arago, 4. Marko Roganovic, 33. Yll Ibrahimi, 17. Edison Kqiku (kap.); 23. Kushtrim Shabani, 10. Edi Basa, 11. Albin Prapashtica, 27. Shqiprim Taipi; 99. Senad Jarovic, 9. Almir Aganspahic.

Trajner: Ardian Nuhiji.

MALISHEVA XI:

91. Ilir Avdyli; 33. Arbër Prekazi, 20. Arbër Pira; 34. Agon Xhaka (kap.), 2. Arlind Veliu; 28. Robert Ndjigi, 30. Leonat Vitija, 11. Etnik Brruti; 14. Laurent Xhylani, 10. Drilon Hazrollaj; 9. Fatjon Bunjaku.

Trajner: Bekim Isufi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga