Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA KAMPIONE

Fitorja arrihet, Drita feston titullin e katërt të kampionit

Fitorja arrihet, Drita feston titullin e katërt të kampionit


4 May, 2025 @20:25

Drita u bë kampione e Kosovës për stinorin 2024/25. Ekipi bardhekaltër nga qyteti i Gjilanit edhe pse vonë, siguroi fitoren e mjaftueshme për të bërë distancën 12 pikëshe ndaj Ballkanit ndjekës dhe kështu, edhe matematikisht të festojë në fund.

Ka qenë një gol i Iljasa Zulfiut nga goditja e dënimit, pasi që krosimi i tij në zonë, nuk u prek nga askush dhe përfundoi në portën e Marijan Coricit, për t’i dhënë Dritës fitoren aq të kërkuar, Drita - Llapi [Iljasa Zulfiu 85’].

TABELA AKTUALE

Llapi kishte rastet e veta, shënoi edhe gol që iu anulua nga VAR, por assesi për të bërë dallimin në rezultat. E kjo në fund iu kthye bumerang, derisa vendasit nisën festënë.

Ky është titulli i katërt i kampionit të Kosovës për Dritën.

Aktualisht, ekipi i drjetuar nga Zekirija Ramadani ka 69 pikë nga 32 ndeshje. Llapi në anën tjetër, mbetet në 40 pikë dhe duhet të luftojë në xhirot e fundit për të siguruar mbijetesën direkte!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga