Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA MPOSHTI BALLKANIN

Kryeziu vendimtar, Prishtina hap rrugën për tu vendosur kampioni nesër

Foto: FCPrishtina/ fb

Kryeziu vendimtar, Prishtina hap rrugën për tu vendosur kampioni nesër


3 May, 2025 @23:55

Prishtinës iu desht shumë fitorja për t’i ikur rrezikur për barazh, ndërkaq Ballkani kërkonte pikët për të ngushtuar dallimin me Dritën lidere. Në fund, një gol i Leotrim Kryeziut vendosi ndeshjen dhe Prishtina fitoi, Prishtina - Ballkani 1-0 [Leotrim Kreyziu 86’].

Fitorja e Prishtinës i hap rrugë nesër Dritës që me fitore eventuale në përballjen e mesditës të sigurojë titullin kampion, pasi që do të bëj dallimin 12 pikë me Ballkanin ndjekës dhe kështu do të siguronte titullin 4 ndeshje pa përfunduar stinori 2024/25.

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë humbja e parë për Ballkanin pas tetë xhirosh. Suharekasit janë kampionë aktual të Superligës. Tash pas 32 ndeshjesh janë në pozitë të dytë me garat evropiane të garantuara me 57 pikë. Prishtina ndërkaq, me këtë fitore pas 32 ndeshjesh është në pozitë të gjashtë me 43 pikë. Kjo ka qenë fitorja e dhjetë e Prishtinës këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga