Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE BINDËSE

Jarovic dënon Suharekën, Gjilani i afrohet garave evropiane!

Fotot: scgjilani.com

Jarovic dënon Suharekën, Gjilani i afrohet garave evropiane!


26 April, 2025 @19:35

Pjesa e parë nuk dha gola! Gjilani që deri vonë ishte në luftë për mbijetesë, me pak pikë të fituara doli në afërsi të zonës për luftë për gara evropiane. Kjo mund të ndërrojë shpejt, por gjithsesi momentalisht ekipi i Ardian Nuhijit është në pozitë të katër pas fitores së sotme me 42 pikë, 5 më pak sesa Malisheva që është e treta.

Sulmuesi Senad Jarovic ka dalë në skenë me gjatësinë e tij sot, derisa pas topit të bukur të Albin Prapashticës ndale, kontrolloi dhe realizoi në mes të dy mbrojtësve të Suharekës për epërsi. Blerdin Morina shtoi epërsinë më vonë pas një krosimi të bukur të Armend Thaqit, ndërsa më pas Jarovic përsëri me kokë nga krosimi i kornerit vulosi gjithçka.

TABELA AKTUALE

Suhareka kishte mundësitë e veta. Por, ekipi i Mirel Josës nuk gjeti saktësinë para portës dhe disa tentimeve të Mevlan Zekës kryesisht. Në fakt, ata shënuan edhe të parët përmes Liridon Fetahajt, mirëpo, u vërejt se Zeka kishte luajtur pak me dorë para pasimit te Fetahaj!

Gjilani - Suhareka 3-0 [Senad Jarovic 50’, 77’, Blerind Morina 59’, ]. Kjo fitore, për momentin çon Gjilanin në pozitë të katërt me 42 pikë, ndërsa bilanci i goldallimit bëhet minus 1. Suhareka e parafundit, tashmë po ndahet nga pozita e barazhit dhe po mbetet në zonë të rënies. Ekipi debutues në Superligë ka 33 pikë nga 31 ndeshje dhe është te pozita që rrëzon nga Superliga. Mbi ta Dukagjini me një ndeshje më pak ka 37 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga