Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA SHPËRBLEN KLUBET

Ballkani, Dukagjini e Llapi, përfitues nga programi i UEFA-së

Foto: KFLlapi/ fb

Ballkani, Dukagjini e Llapi, përfitues nga programi i UEFA-së


22 April, 2025 @15:22

Manchester City ka marrë rreth 5.17 milionë euro nga UEFA, më së shumti nga të gjitha ekipet tjera evropiane, si pjesë e programit të benefiteve për klube, që i lirojnë lojtarët e tyre në garat me kombëtare të UEFA-së.

Rekord prej 233 milionë eurove janë shpërndarë për 901 klube nga 55 Federata të UEFA-së, për lirimin e lojtarëve të tyre për pjesëmarrje në gara të UEFA-së: 2020/21 dhe 2022/23 në Ligë të Kombeve dhe kualifikime për EURO 2022/24 dhe EURO 2024.

SA PËRFITUAN EKIPET E KOSOVËS

Real Madridi është i dyti në listë me 4.79 milionë euro përfitim, ndërsa Interi ka marrë 4.65 milionë euro. Të gjitha ekipet kanë pasur pjesëmarrje të barabartë për secilin lojtar që është liruar për ndeshje të Ligës së Kombeve, kualifikime për EURO dhe EURO, si dhe shumë fikse për lojtar në baza ditore gjatë EUROs.

Të gjitha ekipet nga piramida e futbollit evropian kanë pasur interes nga ky projekt i UEFA-së, derisa edhe Yorkshire Amateur nga liga e dhjetë e Anglisë ka arritur të përfitojë 7 mijë e 300 euro nga UEFA-ja.

Nga Kosova, Ballkani ka përfituar 76 mijë e 839 euro, Dukagjini ka marrë 10 mijë e 977 euro, kurse Llapi 32 mijë e 931 euro, shkruan në dokumentin e ECA-së që e ka TopSporti.com. Në total, ekipet e Kosovës në periudhën 2020-24 kanë arritur të sigurojnë 120 mijë e 747 euro nga ky program i UEFA-së.

LLOGARIA E UEFA-së

”Është fantastike të shohësh klubet e të gjitha ligave dhe me madhësi të ndryshme, në krejt piramidën futbollistike të përfitojnë shpërblime për rolin vital të tyre në ndikimin e suksessit të kombëtareve. Secili sukses në garat tona është i përbashkët, e ky program i benefiteve është edhe një vërtetim i asaj, se kur futbolli përparon, të gjithë përfitojnë,” ka thënë Aleksandar Čeferin, kreu i UEFA-së.

Shuma totale për lirim të një lojtari në këtë periudhë ka qenë 100 milionë euro, ndërsa në atë të mëparshmin ka qenë 70 milionë euro. Gjithashtu, është rritur shuma e lirimit të lojtarëve për në EURO prej 130 në 140 milionë euro. Për këtë, 196 klube nga 29 Federata anëtare do të përfitojnë.


EURO 19 ⦿ KUALIFIKIMET

Përkundër fitores, Kosova U-19 nuk arrin Elite Round në minutën e fundit!

Kualifikimet për Evropian/Kosova/International

Përkundër fitores, Kosova U-19 nuk arrin Elite Round në minutën e fundit!

19/11/24 @ 13:58

HUMBJE PËRSËRI!

Kosova U21 mbyll kualifikimet me humbje!

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova U21 mbyll kualifikimet me humbje!

15/10/24 @ 19:01

FORMACIONET STARTUESE

U21: Formacionet zyrtare, Estonia-Kosova

Kualifikimet për Evropian/Kosova

U21: Formacionet zyrtare, Estonia-Kosova

15/10/24 @ 16:04

NGA STËRVITJA E KOSOVËS U21

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e radhës: Bunjaku dhe Ismajli optimistë për vazhdimësinë e serisë

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e radhës: Bunjaku dhe Ismajli optimistë për vazhdimësinë e serisë

08/10/24 @ 15:57

FITORE E SHPRESAVE DARDANE

Kosova U21 mposht Izraelin U21 përsëri

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova U21 mposht Izraelin U21 përsëri

10/09/24 @ 21:31

PUBLIKOHEN FTESAT E KOSOVËS U-21

Tovërlani fton 22 futbollistë për duelin ndaj Izraelit

Kualifikimet për Evropian/Kosova/International

Tovërlani fton 22 futbollistë për duelin ndaj Izraelit

31/08/24 @ 14:58

KUALIFIKIMET PËR EURO

Humbje e thellë nga Ukraina

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Humbje e thellë nga Ukraina

13/07/24 @ 11:57

FEDERATA PREZANTON SELEKTORIN E RI

Franco Foda, përzgjedhës i ri i Kosovës

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Liga e Kombeve/Kosova

Franco Foda, përzgjedhës i ri i Kosovës

17/02/24 @ 22:04

NJË EMËR I RI NË SFOND!

Mediat zvicerane: André Breitenreiter mund të bëhet selektor i Kosovës

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Kosova/International/Transfere

Mediat zvicerane: André Breitenreiter mund të bëhet selektor i Kosovës

19/12/23 @ 14:13

BISEDA PËR SELEKTOR TË RI!

Trajneri spanjoll synim i FFK-së

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Liga e Kombeve/Kosova/International

Trajneri spanjoll synim i FFK-së

11/12/23 @ 23:45


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian