EURO 19 ⦿ KUALIFIKIMET
Përkundër fitores, Kosova U-19 nuk arrin Elite Round në minutën e fundit!
19 November, 2024 @13:58
Derisa Kosova U-19 po fitonte Ishujt Faroe U-19 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës 0-2, Spanja U-19 është dashur të barazojë ose të mposhtet nga Austria U 19 për të kaluar në Elite Round ekipi i ri “Dardan”.
Por, fati nuk ishte me djelomshat e Adil Maliqit sot, pasi që në minutën e fundit të ndeshjes Spanja U-19 shënoi gol në “Zahir Pajaziti” të Podujevës ndaj Austrisë U-19 për fitore 0-1 dhe kështu mori tre pikët e nevojshme për kualifikim në Elite Round nga Grupi 10 kualifikues për këto grupmosha.
Ka qenë Pablo Garcia që shënoi për fitoren e Spanjës U-19, ndërsa Kosova U19 në Prishtinë fitoi përmes golave të Dior Gërbovcit (31’) dhe Eliot Bujupit (52’). Pa fat, nuk mjaftoi, pasi që humbja në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese nga Austria U-19 4-0 kushtoi shumë!
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT 10:
1. Austria 6 pikë, golldallimi +7;
2. Spanja 6 pikë, goldallimi +3,
3. Kosova 6 pikë, goldallimi -1;
4. Ishujt Faroe 0 pikë, goldallimi -9.
(Shënim: Vetëm dy skuadrat e para nga grupi, kualifikohen në Elite Round).